Te përfaqësuesja e Kosovës në futboll pranojnë se dallimi në cilësi me Norvegjinë ishte i madh. Futbollistet e Kosovës u mposhtën 3:0 nga Norvegjia, të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”, ndërsa norvegjezet kishin gjithsej 17 raste. Kosova e krijoi vetëm një rast për gol.
Përzgjedhësja Afërdita Fazlija megjithatë ka vlerësuar angazhimin e lojtareve.
“Nuk jemi të barabartë, norvegjezet janë larg krahasuar me kombëtaret që janë më poshtë në renditje. Jemi munduar t’i marrim masat, i kemi studiuar një kohë të gjatë, por kjo nuk mjafton kur nuk ke më tepër kapacitete. U munduam të fokusohemi më shumë në mbrojtje, me sistemin 5-4-1. U munduam me kundërsulme. Më gëzon fakti që për asnjë moment nuk u dorëzuam, deri në fund”, ka thënë Fazlija për KOHËN. Ajo shfrytëzoi pesë zëvendësimet dhe e gëzon fakti që Kosova nuk kishte rënie në lojë. Sipas selektores së Kosovës, dallimi më i madh është në përgatitje fizike.
“Kaq janë mundësitë reale. Nuk është se dështuam në taktikë, se menduam diçka tjetër e doli diçka tjetër”, ka shtuar Fazlija.
-
Përzgjedhësja Fazlija: Kosovës i mungoi fati ndaj Shqipërisë
-
Fazlija: Nuk kam besuar se do të pësojmë kaq shumë gola
-
Kosova nuk i trembet Norvegjisë, futbollistet premtojnë maksimumin me favoriten e grupit
-
Fazlija: Kosova nuk i trembet Norvegjisë
-
Fazlija e pakënaqur me rezultatin e ndeshjes ndaj Shqipërisë