Të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duhet të luhet ndeshja në mes të Gjilanit dhe skuadrës së madhe qipriote, APOEL.
Termini përfundimtar nuk është konfirmuar ende, por kjo pritet të bëhet të hënën (sot). Ndeshja i takon raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës. Gjilani në pjesëmarrjen e parë kaloi në raundin e parë kualifikues, falë fitores në udhëtim ndaj Tre Pennes, të premten.
Në fakt, ndeshja e Gjilanit ishte në dyshim pasi një lojtar i kësaj skuadre doli me koronavirus. Por më pas u testuan lojtarët e tjerë dhe pasi pranuan rezultat negativ, ndeshja u luajt një ditë më vonë.
Telashet e skuadrave kosovare me COVID-19, Dritës, Prishtinës e Gjilanit, kanë bërë bujë. Nuk ka ndonjë vend tjetër që në të gjitha skuadrat që luajnë në raundet e para kualifikuese të kenë të prekur me koronavirus.
Me shumë interes zhvillimet rreth Gjilanit, por edhe rreth Prishtinës, janë përcjellë edhe në Qipro. Mediat sportive të këtij vendi kanë raportuar vazhdimisht për telashet e Prishtinës në Gjibraltar, por edhe të Gjilanit në San Marino.
-
Gjilani e vlerëson APOEL-in, qipriotët duan vetëm futboll e jo politikë
-
Gjilani pret ndeshje të vështirë ndaj Apoelit, gjasat e barabarta sipas Mezanit
-
APOEL-i nuk ka telashe me koronavirus, vjen sot në Kosovë me 21 lojtarë
-
Gjilani forcon masat para ndeshjes ndaj APOEL-it
-
Kundërshtari i ardhshëm i Gjilanit, nivel krejt tjetër prej atij të së premtes