Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, e sheh të vështirë përballjen me APOEL Nicosia, megjithatë thotë se gjasat janë të barabarta për kalim tutje.
Gjilani e pret në “Fadil Vokrri” Apoelin në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, transmeton KOHA.
“Unë mendoj se kjo është një ndeshje tjetër dhe jo si ndaj Tre Pennes, për nga cilësia. Optimizmi është pasi në futboll mund të ndodhë gjithçka. Apoeli është ekip me buxhet shumë më të madh se ne, por ne jemi optimistë”, ka thënë Mezani.
Ai shtoi se do t’i qasen ndeshjes me kujdes.
“Kemi punuar në të gjitha aspektet, sidomos në atë defanziv pasi kundërshtari ka shumë cilësi në sulm. E kemi studiuar mirë kundërshtarin, por nuk është ai Apoeli i para disa viteve. Mendoj se gjasat janë 50-50”, ka deklaruar Mezanin në konferencë për media para takimit të nesërm.
APOEL-i nuk ka telashe me koronavirus, vjen sot në Kosovë me 21 lojtarë
E edhe mesfushori Muhamed Useini ka thënë se do të provojnë ta fitojnë këtë përballje.
“Jemi të përgatitur, nuk duhet të frikësohemi. Befasitë janë të mirëseardhura në futboll. Ne do të provojmë të fitojmë”, ka thënë ai.
Gjilani gjithashtu ka nisur stërvitjen e parë dhe të fundit para ndeshjes ndaj APOEL-it
Ekipi ishte sot në Kukës të Shqipërisë ku i ka bërë testet për koronavirus. Nga Kukësi drejt kanë ardhur në stadium për stërvitje.
Ndeshja mes Gjilanit dhe APOEL-it zhvillohet të enjten (19:00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
{gallery}