Katie Taylor beson se do të kalojë edhe suksesin e jashtëzakonshëm të saj në karrierën amatore të boksit, me triumfin ndaj belges Delfine Persoon, të shtunën mbrëma në New York.
Taylor do të luftojë për t'u bërë kampione e padiskutueshme në peshën e lehtë në boksin profesionist, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
Irlandezja 32-vjeçare aktualisht mban titujt WBA, IBF dhe WBO në peshën e lehtë, ndërsa do të përballet me Persoonin që ka titullin WBC.
Meçi, pos për katër titujt e mëdhenj mbahet edhe për titullin e respektuar të Ring Magazine, ndërsa do të organizohet në "Madison Square Garden" të New Yorkut, si parameç i përballjes ndërmjet Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz Jr.
Një boksiere e jashtëzakonshme amatore ajo fitoi pesë tituj të botës, gjashtë tituj të Evropës dhe medaljen e artë olimpike me Irlandën në "Londra 2012". Por, me gjithë këtë sukses dhe mënyrën se si fitoi tre titujt e botës në boksin profesionist, ajo thotë se vetëm kur mban të katër titujt e botës do të ndiejë se ka arritur kulmin në sportin e saj.
Taylor ka dëshmuar se është boksierja më e mirë në botë në një kohë ku boksi i femrave po merr dukshëm më tepër njohje...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Taylori mposht Serranon, në meçin historik të boksit në konkurrencë të femrave
-
Fabiana Bytyqi bokson për titull bote, Arnold Gjergjaj të Evropës
-
Boks, Shields fiton superpërballjen me Marshallin
-
Fury do të rikthehet në boks vetëm për një meç unifikues, thotë bashkëshortja e tij
-
Fury thotë se dashuria e tij për boksin po e motivon të vazhdojë