Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Shields fiton superpërballjen me Marshallin

Boksierja amerikane Claressa Shields është bërë kampione e padiskutueshme në peshën e mesme në boks profesionist, duke e mposht rivalen, britaniken Savannah Marshal me vendim unanim të shtunën mbrëma në Londër.

Amerikanja është hakmarrë për humbjen e vetme që e ka pësuar gjatë karrierës në boks, si profesioniste ashtu edhe amatore. Nga Marshall kishte pësuar si amatore.

Të tre gjyqtarët të shtunën ia dhanë fitoren Shieldsit. Dy me rezultat 97:93 dhe një me rezultat 96:94. Amerikanja ka fituar titujt WBA, IBF, WBO, WBC dhe Ring Magazine, në një mbrëmje historike për boksin e femrave.

Shields 27-vjeçare në boks profesionist ka 13 fitore nga po aq meçe prej tyre dy me nokaut.

Në mbrëmjen e të shtunës në Londër të gjitha meçet ishin në boks të femrave. Ishin dhjetë meçe në total. Në meçin tjetër të madh këtë mbrëmje, Alycia Baumgardner mposhti Mikaela Mayerin duke fituar katër tituj të mëdhenj në kategorinë superpendël.

Artikuj të ngjashëm