Sport

Talenti i Schalkes pozon me fanellë të ekipit rival, klubi e kritikon ashpër

Tinejxheri i Uellsit, Rabbi Matondo është futur në telashe me klubin e tij, Schalke, pas një postimi në Instagram ku ai shihej duke ushtruar me fanellë të rivales së madhe të Schalkes, Borussia Dortmund.

19-vjeçari ka mbajtur veshur një fanellë të Jadon Sanchos, që është shok i mirë i tij. Sancho luan për Borussia Dortmundin. Fanellën e tij, Matondo e ka mbajtur gjatë një seance stërvitore në sallë fitnesi.

Postimi është fshirë ndërkohë, por jo para se të vinin komente të ashpra nga tifozët dhe disa ish-lojtarë të Schalkes. Ka reaguar edhe drejtori sportiv i Schalkes, Jochen Schneider.

“Ia kam bërë të qartë Rabbi Matondos në telefon se çka mendoj për këtë veprim të tillë të pamatur. Ai është vetëm 19-vjeçar por nuk është dashur të lejoj që kjo të ndodhë. Ne qartë i kemi thënë atij se duhet të shfaq reagimin e duhur në këtë sjellje të keqe, në fushë dhe jashtë saj”, ka thënë Schneider.

Matondo dhe Sancho kanë luajtur së bashku te akademia e Manchester Cityt, para se lëviznin në Gjermani për të zhvilluar karrierën e tyre.

Matondo ka lënë Manchester Cityn në vitin 2019 dhe ka kaluar te Schalke për 10 milionë funte. Ka firmosur deri në vitin 2023.

Schalke dhe Dortmundi kanë selitë fare pranë, dhjetëra kilometra larg njëra-tjetrës, ndërsa kanë rivalitet të madh në futboll, që është i vjetër mbi një dekadë.