Jadon Sancho do të largohet në fund të këtij edicioni nga Borussia Dortmundi. Sipas mediave gjermane, sulmuesi anglez u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të ndërrojë ambient.
20-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023. Sulmuesi i krahut është kërkuar me ngulm nga Manchester United para fillimit të këtij sezoni, por transferimi dështoi. Sancho është pjesë e Dortmundit që nga viti 2017, kur u transferua për shtatë milionë euro nga Manchester City.
Klubi gjerman për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 80 milionë euro dëmshpërblim.
Artikuj të ngjashëm