Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sancho do të mbetet te Dortmundi

Mesfushori i Përfaqësueses së Anglisë, Jadon Sancho edhe sezonin tjetër do të jetë pjesë e Borussia Dortmundit edhe sezonin tjetër. Kështu ka paralajmëruar të hënën presidenti i ekipit gjerman, Hans-Joachim Watzke.

Sancho ka më shumë se një vit që ka qenë i lidhur me një largim nga Dortmundi për t’u kthyer në Angli. Mirëpo, paraqitjet e tij të mira në ndeshjet e fundit kanë bërë që te Dortmundi të llogaritin në mesfushorin përtej këtij sezoni.

Sancho ka dhjetë gola e 15 asistime këtë sezon në 29 ndeshje për Dortmundin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

“Duket se Sancho tashmë ka tejkaluar presionin pas spekulimeve të mëdha për të ardhmen e tij dhe po luan mirë. Ne presim prej tij që edhe sezonin tjetër të luaj me ritmin e ndeshjeve të fundit”, është shprehur Watzke.

Sancho te Dortmundi është transferuar në vitin 2017 nga të rinjtë e Manchester Cityt.