Pak metra larg vijës së fushës në Obiliq, të martën, po qëndronte një djalë. Kishte të veshur fanellën e Romës. Prapa në fanellën e tij me shkronja të mëdha shkruante L. Kastrati.
E kishte veshur për të treguar se është vëllai i Lirim Kastratit, futbollistit të Akademisë së Romës. Kastrati për herë të parë stërviti të martën me përfaqësuesen "A" të Kosovës. Por ai dyshon se do ta arrinte këtë nivel nëse do të mbetej në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
18-vjeçar ka vetëm shtatë vjet që është në Itali, por mjaftueshëm sa për të shpresuar se së shpejti do të debutojë me ekipin e parë të Romës.
"Shpresoj që shumë shpejt të debutoj me ekipin e parë të Romës. Nuk e di se kur do të ndodhë, atë e di vetëm trajneri, por sigurisht se varet edhe nga puna ime", shpreson Kastrati.
Para se të shkonte në Itali, në Kosovë nuk kishte qenë i regjistruar në asnjë shkollë të futbollit....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Lirim Kastrati, e ardhmja e Romës dhe e Kosovës
-
Pas incidentit të rrezikshëm, Kastrati i gatshëm të japë maksimumin për Kosovën
-
Kastrati mund të debutojë te Legia ndaj Slaskut, por i duhet viza për të udhëtuar në Moskë
-
Te Legia presin shumë nga Kastrati
-
Kastrati thotë se ka nisur të ushtrojë si 17-vjeçar, synon gjëra të mëdha me Dinamon