Risi e Kombëtares së Kosovës për duelin me Turqinë është mbrojtësi i ri kosovar, Lirim Kastrati, i cili është ftuar nga Albert Bunjaki.
18-vjeçari është aktualisht në klubin më të fortë në Evropë, nga të gjithë lojtarët e tjerë të Kosovës, duke qenë pjesë e ekipit italian, AS Roma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNatyrisht, Lirimi është pjesë e ekipit të të rinjve të Romës, të quajtur “Primavera”, por me të ardhme të ndritur për t’u bërë pjesë e ekipit të parë romak.
Tre muaj më parë, Kastrati u ftua për të stërvitur me ekipin e parë të Romës, aty ku futbollisti nga Malisheva, duket në një fotografi me Francesco Tottin, Daniele De Rossin dhe yjet e tjerë të Romës.
Lirimi ishte vetëm 14-vjeçar kur vendosi t’i bashkohej Romës, duke refuzuar oferta të shumta të skuadrave të mëdha italiane, Juventus, Inter e Milan.
Vendimtar për të zgjedhur Romën, kishte qenë legjenda e klubit Bruno Conti, një ish-lojtari i njohur i kësaj skuadre dhe aktualisht përgjegjësi kryesor për sektorin e të rinjve te Roma.
Nga e hëna, Kastrati është pjesë e Kosovës. Ai kishte qenë pjesë e Shqipërisë U 19, por zgjodhi Kosovën, vendin e lindjes së tij.
Nga kampin i përfaqësueses së Kosovës, Lirimi flet për ftesën, ndeshjen me Turqinë dhe debutimin e mundshëm.
Kastrati te Roma luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, edhe pse karrierën e kishte nisur si sulmues.
Vetëm si 18-vjeçar, ai ka fituar dy Kupa të Italisë për të rinjtë, dy Kupa “Primavera” dhe dy herë i zgjedhur si mbrojtësi më i mirë i të rinjve në Itali.