Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Talenti i PSG-së mund të kthehet te Barcelona

xavi simons, sport, futboll, koha, 14 prill

Xavi Simons u transferua te Paris Saint-Germaini nga Barcelona në verën e vitit 2019.

Por, mediat spanjolle kanë shkruar të enjten se ai mund të rikthehet te skuadra nga Katalonja.

18-vjeçari është paraqitur vetëm shtatë herë me skuadrën e parë të PSG-së. Minutazha e vogël ka bërë që ai të mos flasë për vazhdimin e kontratës.

Për Simonsin do të ishte rikthim në Spanjë, te skuadra ku u rrit si futbollist, në akademinë e “La Masias”.

Megjithatë, “Le Parisien” ka raportuar se PSG-ja beson në talentin e tij dhe do të mundohet ta mbajë atë në ekip.