Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Talenti argjentinas Urzi mund të jetë në dispozicion për më pak se 30 milionë euro

Talenti argjentinas Agustin Urzi në kontratën e tij me Banfieldin ka klauzolë për lirim në vlerë 30 milionë euro. Mirëpo, klubi argjentinas mund të pranojë ofertë edhe më të vogël se aq.

Interi e Atletico Madridi janë duke u interesuar për transferimin e 19-vjeçarit.

Lucia Barbuto, që është presidente e Banfieldit, ka konfirmuar klauzolën për lirim në kontratën e Urzit, por ka thënë se klubi mund të jetë fleksibil në negociata.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka pasur disa interesime, por nuk kemi marrë ende një ofertë formale. Kur të vijë diçka konkrete, do ta analizojmë dhe vlerësojmë, duke marrë parasysh më të mirën për të ardhmen e lojtarit dhe klubit. Me situatën e krijuar nga pandemia, ne nuk e dimë se si do të jetë dhe kur do të jetë afati i radhës kalimtar. Klauzola për lirim e Urzit është 30 milionë euro. Mirëpo, për të mos ndikuar në karrierën e lojtarit dhe duke marrë parasysh efektet e pandemisë, ne jemi të gatshëm të negociojmë edhe shifra më të vogla. Por, do të analizojmë ofertën mirë nga ana ekonomike dhe sportive”, ka thënë Lucia për “FC Inter News”.