Barcelona e Real Madridi janë duke u interesuar për transferimin e talentit argjentinas të Banfieldit, Agustin Urzi, shkruan “Don Balon”.
Dy klubet po mendojnë të bëjnë ofertë për 19-vjeçarin, që po krahasohet me yllin e Juventusit, Paulo Dybala.
Urzi mund të jetë në dispozicion për 10 milionë euro. Ai është pjesë e U-23 të Argjentinës. Këtë stinor ka luajtur 18 ndeshje në elitën e Argjentinës.