Ethan Ampadu ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Chelsean.
Uellsiani 18-vjeçar që ende nuk ka luajtur nën menaxhimin e kryetrajnerit të ri Maurizio Sarri, do të jetë pjesë e klubit londinez deri në vitin 2023.
“Jam krenar dhe i lumtur. Mezi pres pesë vjetët e ardhshme dhe duhet të vazhdoj punën. Shpresoj të ndodhin gjëra të mira”, ka thënë Ampadu.