Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Talentet e Botërorit U20 që mund të jenë blerje të mira këtë verë

Shumë lojtarë të rinj ranë në sy të skautëve gjatë Kupës së Botës U20, e cila përfundoi të dielën me titullin e parë të Uruguait. Ata mund të jenë blerje të mira të afatit kalimtar të verës, përpara se të fillojnë të luajnë për ekipet e të rriturve në përfaqësueset e tyre, në rrugën drejt Kupës së Botës të ardhshme, e cila mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Më poshtë paraqesim pesë nga lojtarët më të mirë të turneut të mbajtur në Argjentinë. Të gjithë ata shpresojnë të kenë mundësi më të mira ose transferime në ligat më të mira për edicionin e ardhshëm.

Sebastian Boselli

Mbrojtësi 19-vjeçar i Uruguait është një nga arsyet pse skuadra e Amerikës së Jugut pranoi vetëm tre gola në kampanjën e saj të fitimit të titullit. Karakteristika më e mirë e Bosellit është pozicionimi i tij, që e bën atë të duket si një veteran në fushë. Ai luan për Defensorin, një klub i divizionit të parë të Uruguait. Në shtëpi ai është krahasuar me Jose Maria Gimenezin e Atletico Madridit, i cili gjithashtu ka gjatësi mesatare për një mbrojtës. Aktualisht vlera e Bosellit në treg është 900 mijë euro.

Cesare Casadei

Edhe “Mazadona” e “Einstein” – 20 futbollistët pak të njohur që duhen shikuar në Botëror Botërori 2026 “Mazadona” e “Einstein” – 20 futbollistët pak të njohur që duhen shikuar në Botëror

Mesfushori italian, 20-vjeçari i Chelseat, Cesare Casadei, ishte pa dyshim lojtari më i mirë i turneut. Casadei është një mesfushor tipik dhe lojtar që i pëlqen të operojë në krahun e djathtë, gjë që e ka bërë atë të krahasohet me Frank Lampardin dhe Leite Kakan. Ai shënoi shtatë gola për ta çuar skuadrën e tij në finale dhe shpreson që edicionin e ri të përdoret te Chelsea.

Në edicionin e fundit, Casadei ishte i huazuar te Readingu në Championship. Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028 dhe vlera e tij në treg është dyfishuar gjatë turneut, prej 6 në 12 milionë euro.

Marcos Leonardo

Qendërsulmuesi brazilian (20-vjeçar) ishte një nga golashënuesit më të mirë të turneut me pesë gola, pavarësisht eliminimit të ekipit të tij në çerekfinale. Leonardos i pëlqen të luajë në krahun e majtë dhe është efektiv në mbajtjen e topit. Në shtëpi ai është krahasuar me Sergio Agueron e Argjentinës. Marcos Leonardoi është aktualisht një nga burimet kryesore të golave ​​për Santosin dhe klubi pret ta shesë për një çmim të lartë këtë verë. Në fillim të këtij viti, Santosi refuzoi një ofertë prej 11 milionë eurosh nga West Hami.

Or Israelov

Mbrojtësi 18-vjeçar i Izraelit është një nga arsyet pse skuadra e tij zuri vendin e tretë në turneun që ishte debutues për izraelitët. Gati perfekt në ajër gjatë gjithë Kupës së Botës U20, Israelov gjithashtu mund të depërtojë nga krahu dhe të jetë udhëheqës i ekipit. Israelov është një pasues i suksesshëm me të dyja këmbët, gjë që me siguri e bën atë një aset interesant për trajnerët modernë. Ai luan për Hapoel Tel Aviv dhe aktualisht vlen 300 mijë euro.

Edhe Juventusi planifikon blerjen e Casadeit Sport Juventusi planifikon blerjen e Casadeit

Kim Joon-Hong

Portieri 20-vjeçar i Koresë së Jugut ishte yll në fitoren 1:0 kundër Nigerisë në çerekfinale dhe e mbajti skuadrën e tij në garë me një seri pritjesh mahnitëse në gjysmëfinale kundër Italisë. Kim, 1.90 metra i gjatë, luan për Gimcheon Sangmu, një ekip i kategorisë së dytë të vendit të tij. Ai vlerësohet rreth 150 mijë euro dhe tashmë ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropiane që po synojnë ta transferojnë këtë verë.