18-vjeçari i Chelseat, Estevao Willian, mund të jetë befasia e Brazilit në Kupën e Botës në futboll.
Kështu ka thënë Davide Ancelotti, asistent-trajner te përfaqësuesja e Brazilit. Davide është ndihmës i selektorit të Brazilit, babait të tij, Carlo Ancelottit.
“Djaloshi që do t’iu befasojë është dikush që nuk njihet ende mjaftueshëm”, ka thënë Ancelotti për BBC.
“Ne kemi shumë lojtarë sulmues. Kemi shumë talent dhe lojtarë të profileve të ndryshme. Dhe nëse duhet të jap një emër, Estevao është njëri prej talenteve në shpërthim të Brazilit”.
Estevao ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime në 34 paraqitje për Chelsean, që kur iu bashkua skuadrës londineze nga Palmeirasi në verën e kaluar.
Edhe
Romario kërkon shkarkimin e Ancelottit
Estevao mungoi në dy miqësoret e fundit të Brazilit pasi ishte kthyer pak kohë më parë nga lëndimi.
“Ai është vërtetë talent i madh”, ka thënë Ancelotti për Estevaon, që debutoi si 17-vjeçar te Brazili, në shtator 2024. Tashmë i ka pesë gola në 11 paraqitje për Brazilin.

Ancelotti mbetet selektor i Brazilit