Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tahiri: Shpresoj të luaj e të shënoj gol

Ardit Tahiri u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të të ndeshjes për Kosovën U21 në humbjen nga Republika e Çekisë të enjten mbrëma.

Tahiri nuk pati shumë minuta për ta dhënë më të mirën, por tha se shpreson që të luajë në ndeshjen kthyese e të realizojë gol.

“Duhet ta analizojmë kundërshtarin. Sa i përket minutazhës, mendoj që gjithçka varet nga trajneri. E respektoj vendimin e tij. Mundohem që ta shfrytëzojë çdo minutë që më jepet. Shpresoj që në ndeshjen e radhës të aktivizohem e ta shënoj golin e parë”, tha Tahiri.