Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tahiri i lumtur që përfundoi në Top 30

Skitari kosovar Albin Tahiri thotë se gara e sotme në sllallom të madh në skijim alpin në Lojërat Olimpike “Pekin 2022” ishte mjaft e vështirë, dhe se ndjehet i lumtur që përfundoi në Top 30.

Tahiri përfundoi i 30-i sot pas dy raundeve në sllallom të madh.

“Ndjehem shumë mirë. Gara ishte shumë e vështirë për shkak të kushteve atmosferike. Po luftoja të qëndroja në shteg. Në raundin e parë bëra një gabim të madh, por ia dola ta përfundoja. Në raundin e dytë u ndjeva mirë. Por ishte e vështirë. Top 30 sërish, jam shumë i lumtur. Kam edhe një garë, atë të sllallomit, e vështirë të them synimet. Është e lehtë të bësh gabime në sllallom. Nuk e di. Të shohim. Do të bëjë më të mirën, çfarë ndodh ndodh. Jam shumë i lumtur me rezultatin sot, pasi startova i 73-i në raundin e parë. Top 30 është rezultat me të cilin mund të jem krenar”, ka thënë Tahiri në një deklaratë të publikuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.