Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

LOD “Pekin 2022”, Tahiri i 37-i pas raundit të parë në sllallom të madh

Skitari kosovar Albin Tahiri është renditur i 37-në raundin e parë të sllallomit të madh në skijim alpin në Lojërat Olimpike Dimërore "Pekini 2022".

Skitari ynë përfundoi me kohë 1 minutë e 13.42 sekonda. Ishte mbi 10 sekonda prapa të parit, Marco Odermattit të Zvicrës.

Kushtet e vështira shkaku i borës së madhe dhe erës, bënë që shumë garues të dalin nga shtegu, ndërsa raundin e parë e përfunduan vetëm 54 garues.

Raundi i dytë në sllallom të madh ka filluar.