Juventusi ka njoftuar se portieri Wojciech Szczesny ka zgjatur kontratën me klubin deri në qershor të 2024-s.
Polaku kaloi te Juve më 2017 nga Arsenali. Fillimisht nisi karrierën si portier rezervë i Gianluigi Buffonit, por më pas u bë zgjedhja e parë te “Zonja e Vjetër”.
Në 16 paraqitje këtë sezon në Serie A, 29-vjeçari ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë raste.