Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Szczesny kthehet në stërvitje

Juventusi ka njoftuar se portieri Wojciech Szczesny është kthyer në stërvitje me skuadrën.

Polaku mungoi në pesë ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës.

Ish-portieri i Arsenalit është kthyer në stërvitje të enjten në mëngjes, një ditë pas disfatës që Juventusi e pësoi nga Benfica 2:1 në Ligën e Kampionëve.