Suso është i lumtur te Sevilla, por ai tregon se ishte shumë afër që të largohej nga Milani për t’iu bashkuar Interit.
Sulmuesi anësor u huazua te Sevilla në janar nga Milani dhe klubi spanjoll ka edhe opsionin për të bërë transferimin e plotë të tij në verë për 20 milionë euro.
“Kurrë nuk i dihet në futboll, por jam shumë i lumtur te Sevilla dhe lojtarët e mëdhenj synojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve”, thotë Suso për “Sky Sport Italia”. “Kurrë nuk pata mundësi të luaj me Milanin në Ligën e Kampionëve, kështu që kam dëshirë të madhe të luaj në këtë garë me Sevillan. Unë kam biseduar me Fiorentinën verën e kaluar, ndërsa nuk pati ndonjë ofertë konkrete nga Roma. Por, isha pranë të transferohesha te Interi, pasi Luciano Spalletti kishte biseduar me mua dhe më donte te Interi”.