Mesfushori i Milanit, Suso, është shumë afër t’i bashkohet Sevillas si huazim me opsionin që spanjollët ta blejnë përfundimisht spanjollin.
26-vjeçari, pritet të udhëtojë drejt Sevillas të mërkurën gjatë ditës për t’i kryer testet mjekësore, pasi të dy klubet janë pajtuar për marrëveshjen e huazimit për 18 muaj, mëson “Goal.com”, transmeton KTV.
Sevilla e ka opsionin ta blejë mesfushorin e krahut për 20 milionë euro në fund të sezonit, por mund të kthehet edhe në blerje të obliguar nëse Suso arrin një numër të caktuar të ndeshjeve të luajtura.
Artikuj të ngjashëm