Sport

Suso kërkon largimin nga Milani

Mesfushori spanjoll, Suso, është takuar me drejtorët e Milanit të hënën dhe ka kërkuar që të transferohet në ndonjë skuadër në janar, njoftoi “Calcimercato.com”.

Sevilla dhe Roma janë duke u interesuar për mesfushorin ofensiv. Suso është parë në “Casa Milan” të hënën pasdite me agjentin e tij dhe ka qëndruar në seli të klubit për 45 minuta.

Raportohet se ka kërkuar nga Milani që ta shesë, diçka që klubi italian ka pranuar. Suso nuk po ka vend në përbërjen startuese të Milanit së fundi, transmeton Koha Ditore. Ndonëse Milani ka pranuar kërkesën e Susos, prapë nuk mendon ta shesë atë për më pak se 25 milionë euro.

Sevilla është duke treguar interesimin më të madh për Suson, por nuk ka shprehur gatishmërinë të paguajë atë shumë.

Ndërkohë, Milani po negocion me Romën për një shkëmbim eventual të Susos me Cengiz Underin.