Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Superkupa e Kosovës në futboll, zhvillohet të shtunën

Ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll, do të zhvillohet të shtunën. Në këtë duel, për trofeun e parë të këtij viti, do të përballen Ballkani dhe Llapi.

Ndeshja do të luhet në kompleksin “Titanic Belek Futbol Center” në Antalia të Turqisë dhe nis në orën 13:00 me kohën tonë lokale.

Ballkani është kampion në fuqi, ndërsa Llapi fitues i Kupës së Kosovës. Të dyja skuadrat tashmë disa ditë janë zhvendosur në Antalia për ta kryer fazën përgatitore para fillimit të stinorit vjeshtor.

Artikuj të ngjashëm