Fitorja e thellë e Trepçës '89 përballë Besës së Pejës në ndeshjen për Superkupën e Kosovës në futboll me rezultatin 5:0, është tregues që ekipi mitrovicas edhe në edicionin e ri do të jetë prej kandidatëve kryesorë për titull të kampionit.
Kampionia në fuqi e mposhti Besën, që fitoi Kupën, të shtunën në ndeshjen e luajtur në Gjilan dhe që zgjoi interesimin e fare pak shikuesve, shkruan sot “Koha Ditore”. Pesë golat u shënuan nga pesë lojtarë të ndryshëm, Henry Chibuze (43'), Shpëtim Idrizi (57'), Arbnor Muja (78'), Florent Hasani (85'), John Oto John (90').
Trajneri i 89-shit, Zekirija Ramadani, ka theksuar se fitorja ndaj Besës është dëshmi që ekipi është gati të nisë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit.
“Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin sepse ishte vetëm ndeshja e parë zyrtare, dhe zakonisht në ndeshjet e para është vështirë të shënohen shumë gola. Por ja që ne arritëm t'i shënojmë plotë pesë gola. Kishim shumë mungesa, por që nuk është ndierë shumë në lojë. Kjo fitore është sinjal që kemi formën e duhur për ta nisur kampionatin sa më mirë. Dihet që gjithmonë kampioni aktual është favorit për titull, përkatësisht për të mbrojtur atë”, ka thënë Ramadani të dielën për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.