Ndeshja e Superkupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit do të luhet në Arabi Saudite, e ka konfirmuar presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino.
Kampioni i Series A, Interi do të përballet me Juventusin, që e ka fituar Kupën e Italisë, stinorin e ardhshëm në kuadër të Super Ligës.
Del Pino ka thënë se me kontratë është caktuar që ndeshja të luhet në Arabi Saudite.
“Ndeshja e ardhshme do të jetë në Arabi Saudite, siç e parasheh kontrata jonë, dhe do të jetë me spektatorë. Do të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme, Inter – Juventus, dhe reklamë e madhe për futbollin tonë”, ka thënë Dal Pino për “Radio Anch’io”.
Artikuj të ngjashëm