Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Superkupa e Italisë luhet më 18 janar

“Lega Serie A” ka njoftuar edhe zyrtarisht se ndeshja e Superkupës së Italisë ndërmjet kampionit të Serie A, Milanit, dhe fituesit të Kupës së Italisë, Interit, do të luhet më 18 janar të vitit të ardhshëm.

Ballafaqimi i dy skuadrave më të mira italiane për sezonin që lamë pas do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, por ora ende nuk është caktuar.

“Nisja e ndeshjes do të vendoset në bashkëpunim me organizatorët”, është shkruar të premten në njoftimin e Federatës së Futbollit të Italisë.