Ndeshja e Superkupës së Italisë në futboll, ndërmjet Interit dhe Juventusit, do të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm, kanë njoftuar mediumet italiane të enjten.
Ky duel, në të cilin takohen kampioni dhe fituesi i kupës së edicionit të shkuar në Itali, do të luhet më datën 12 janar në stadiumin “San Siro” në Milano.
Superkupa e Italisë do të duhej të zhvillohej në Arabinë Saudite por për shkak të situatës me koronavirusin, Federata e Futbollit të Italisë ka vendosur që ndeshja të mos zhvillohet jashtë kufijve.
Interi e fitoi sezonin e shkuar titullin e kampionit në Serie A, ndërsa Juventusi trofeun e Kupës së Italisë.
Artikuj të ngjashëm