Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Supergol i Selahit në Kroaci

Mesfushori Lindon Selahi ka shënuar një supergol të dielën në kampionatin kroat. Ai shënoi golin e parë për Rijekën që fitoi 4:2 ndaj Shibenikut.

22-vjeçari shënoi për 1:0 në miuntën e 16-të. Goditi saktë e fuqishëm nga rreth 25 metra largësi.

Selahi e kompletoi ndeshjen. Te Shibeniku deri në minutën e 59-të luajti Suad Sahiti. Eros Grezda u aktivizua në minutën e 68-të. Grezda asistoi në debutim.

Rijeka është e katërta me 46 pikë nga 24 ndeshje. Po vazhdon garën e fortë për titull me Dinamon, Osijekun e Hajdukun.

Për Selahin është goli i dytë këtë edicion në kampionatin kroat.