Vendimi për të mos luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll i ka thyer zemrën Besart Berishës, por sipas sulmuesit kjo është gjëja më e mirë për të dyja palët.
Kështu ka shkruar vetë Berisha në uebfaqen "playersvoice" të hënën, që është një platformë që është mundësuar të lansohet nga 11-të sportistë të sporteve të ndryshme në Australi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjithë këta sportistë së bashku kanë gjashtë milionë përcjellës në rrjetet sociale: Facebook, Twitter dhe Instagram, shkruan sot Koha Ditore.
Berisha kishte marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet eliminatore të botërorit "Rusia 2018" me Islandën dhe Turqinë. Me Islandën ishte titullar dhe u zëvendësua në pjesëlojën e dytë, kurse me Turqinë nuk u aktivizua fare.
Pas kësaj, ai deklaroi se më nuk do të jetë pjesë e Kosovës përderisa në krye të ekipit të jetë Albert Bunjaki. Berisha ka edhe 17 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.