Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ende nuk ka marr konfirmim zyrtar për largimin e sulmuesit Besart Berisha, i cili të hënën ka shpërthyer me kritika në drejtim të trajnerit të Përfaqësueses dhe ka paralajmëruar largimin.
Në një bisedë telefonike, Bunjaki ka thënë për Kohavisionin se ende nuk ka asgjë zyrtare, por theksoi se Kosova është më e madhe se secili individ, duke mos dashur të polemizojë me Berishën.