Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sule: Ishte lehtë ta refuzoja Chelsean

Niklas Sule ka insistuar se nuk i është dashur shumë kohë për refuzimin e Chelseat dhe pranimin e ofertës nga Bayern Munichu.

Qendërmbrojtësi gjerman do të bashkohet me Bayernin pasi në janar nënshkroi marrëveshjen pesëvjeçare e cila i kushtoi kampionit gjerman 20 milionë euro.

“Kishte interesim nga Chelsea, por Bayerni është njëri prej tre klubeve më të mira në botë, prandaj nuk kisha nevojë për shumë kohë që të mendoja”, ka thënë Sule për Bildin.

“Transferimi në Angli do të ishte herët për mua. Asnjë klub nga Anglia nuk mund të ofronte atë që më ofroi Bayerni”, ka thënë veç të tjerash 21-vjeçari gjerman.