Dy medalje të arta e një të bronztë është bilanci i Kosovës në Kupën Evropiane për juniorë në xhudo, që të shtunën e të dielën u mbajtën në Athinë të Greqisë.
Në këtë garë u paraqitën 346 xhudistë nga 25 vende, ndërsa Kosova u rendit si përfaqësuesja e tretë më e suksesshme, pas Bjellorusisë e Turqisë. Bjellorusia garoi me 11 garues, Turqia me plot 43, ndërsa Kosova i kishte gjashtë garues, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën medalje të arta fituan Erza Muminoviq në kategorinë deri 48 kilogramë dhe Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë. Erza, që është 16-vjeçare, fitoi ndaj garueseve nga Greqia, Bullgaria, Rusia e Austria. Muminoviq vjet ishte kampione evropiane për kadete dhe fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike për të Rinj. Por së fundi ka pasur dy gara të pasuksesshme, para se të kthehet në rrugën e duhur në Athinë.
Ndërkohë, Flaka Loxha fitoi ndaj garueseve nga Turqia, Gjermania, Hungaria e Austria. Për të është suksesi më i madh deri më tani. Në kategorinë deri 57 kilogramë garoi edhe Fationa Kasapi që u ndal në luftën e parë.
Laura Fazliu nisi fuqishëm në kategorinë deri 63 kilogramë, duke shënuar dy fitore. Por u ndal në gjysmëfinale nga një polake e më pas e humbi edhe luftën për të bronztën nga një izraelite, dhe kështu u rendit e pesta.
Të dielën garuan xhudistët. Shpati Zekaj në kategorinë deri 100 kilogramë shënoi dy fitore para se të mposhtej nga një turk në gjysmëfinale. Për medalje të bronztë e mposhti një turk tjetër. Arbër Kullashi u rendit i shtati në kategorinë deri 81 kilogramë, duke shënuar katër fitore e duke pësuar dy humbje.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)