Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suedia fton sërish Kurtulushin

Përfaqësuesja e Suedisë e ka ftuar sërish mbrojtësin nga Kosova, Edvin Kurtulush. Kurtulush ishte pjesë e Kosovës U21 dhe kapiten i kësaj grupmoshe të “Dardanëve”, ndërsa me Suedinë ka tri paraqitje në total.

Dy lojë i ka luajtur në Ligën e Kombeve dhe ka zhvilluar një miqësore. Suedia në muajin mars do t’i zhvillojë dy ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”. Më 24 mars luan kundër Belgjikës, ndërsa më 27 mars përballet me Azerbajxhanin. Në listën e përzgjedhësit Janne Andersson është edhe Zlatan Ibrahimoviq. Ibrahimoviqi është 41-vjeçar, ndërsa rikthehet në përfaqësuesen suedeze pas një viti.

Ai për një kohë të gjatë së fundmi ka munguar për shkak të lëndimit në gju. Ibrahimoviqi për herë të fundit me Suedinë luajti kundër Polonisë në plejofin për kualifikim në Botëror. U mposht nga Polonia në vitin 2022. Ibrahimoviqi është golashënuesi më i mirë i Suedisë me 62 gola në 121 ndeshje të luajtura.

Artikuj të ngjashëm