Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kurtulus ftohet sërish nga Suedia

Edvin Kurtulush

Edvin Kurtulus ka marrë sërish ftesën nga përzgjedhësi Janne Andersson, për ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Suedia më 16 qershor do të luajë miqësore kundër Zelandës së Re, ndërsa për “Euro 2024” luan në udhëtim tek Austria më 20 qershor.

Është ndeshje që i takon Grupit F kualifikues.

Austria në dy ndeshje ka dy fitore dhe zë vendin e parë. Belgjika në vendin e dytë ka tri pikë me një ndeshje të luajtur, kurse Suedia e treta ka tri pikë, por në dy ndeshje të luajtura.

Në pozitën e katërt dhe të pestë janë Estonia dhe Azerbajxhani, pa pikë.

Edhe Ish-futbollisti i Kosovës U21 ftohet për Kampionat Botëror Futboll 2 muaj më parë Ish-futbollisti i Kosovës U21 ftohet për Kampionat Botëror

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar Kurtulus është pjesë e Hammarbyt në elitën e futbollit suedez.

Ai ishte kapiten te Kosova U21 dhe luajti në 12-të ndeshje, ndërsa më pas vendosi ta përfaqësonte Suedinë. Me Suedinë ka tri paraqitje.