Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Suedisë në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.
Bashkimi i tij me Suedinë është refuzuar nga vetë sulmuesi shtatlartë, për shkak të lëndimeve që i ka pasur së fundmi, ka shkruar të mërkurën mediumi suedez “fotbolldirekt”.
Ibrahimoviqi ka shënuar 62 gola në 121 paraqitje për Përfaqësuesen e Suedisë. Vitin e kaluar ai u kthye në formacionin e suedezëve pasi u tërhoq në verën e vitit 2016.