Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suedia avancon në fazën nokaut si lidere e grupit

Futbollistet e Suedisë të mërkurën kanë konfirmuar kualifikimin në fazën nokaut të Botërorit që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.

Suedia ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të Grupit G. Ka mposhtur Argjentinën me rezultatin 2:0, në duelin e luajtur në Hamilton të Zelandës së Re.

Për Suedinë, kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje të luajtura në fazën e grupeve për të përfunduar në krye të tabelës me nëntë pikë të mbledhura.

Rebecca Blomqvist dhe Elin Rubensson me golat e shënuar në pjesën e dytë i siguruan Suedisë fitoren.

Në këtë duel, te Suedia nuk u aktivizua fare Kosovare Asllani që ishte në stol.

Ndërkohë, krahas Suedisë në fazën nokatut nga Grupi G ka avancuar edhe Afrika e Jugut. Futbollistet e Afrikës së Jugut në ndeshjen vendimtare, triumfuan ndaj Italisë me rezultatin 3:2.

Edhe Asllani me Suedinë eliminohet në gjysmëfinale të Botërorit Sport Asllani me Suedinë eliminohet në gjysmëfinale të Botërorit

Me këtë fitore, Afrika e Jugut siguroi vendin e dytë në grup me 4 pikë, një më shumë se Italia që përfundoi e treta dhe u eliminua nga Botërori.

Veç Italisë, edhe Argjentina nuk arriti të avancojë në fazën nokaut pasi tuboi vetëm një pikë dhe u rendit në pozitën e fundit në grup.