Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani e Suedia një hap larg finales

Përfaqësuesja e Suedisë është bërë gjysmëfinalistja e dytë në Kampionatin Botëror te futbollisteve që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.

Suedia e ka eliminuar Japoninë në çerekfinale për të avancuar tutje, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me Spanjën.

Në çerekfinalen e luajtur të premten në stadiumin “Eden Park” në Zelandë të Re, Suedia triumfoi ndaj Japonisë me rezultatin 2:1.

Një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën, i garantuan Suedisë fitoren në mesin e katër ekipeve më të mira të këtij turneu.

Japonia krejt çka arriti në këtë duel, ishte të ngushtojë epërsinë në fund të ndeshjes por që nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin.

Te Suedia, Kosovare Asllani u aktivizua prej fillimit të ndeshjes dhe u zëvendësua në minutën e 73-të.