Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suedezi Stahl, kampioni i fundit në Botërorin e Tokios

Suedezi Stahl

Suedezi Daniel Stahl e ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit të botës në hedhje të diskut. 33-vjeçari tani i ka tre tituj të botës.

Gara e hedhjes së diskut ishte e fundit që përfundoi në Botërorin e atletikës në Tokio. Kjo garë është dashur të zhvillohet më herët të dielën, por u shty për shkak të shiut. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reshjet bënë që atletët ta kenë të pamundur të kenë hedhje të suksesshme dhe për këtë arsye gara u shty për disa orë dhe u kompletua e fundit.

Suedezi Stahl fitoi me hedhje prej 70 metra e 47 centimetra. Këtë distancë e arriti në tentimin e fundit.

Mykolas Alekna i Lituanisë fitoi të argjendtën me hedhje prej 67 metra e 84 centimetra. Ai është rekordmen i botës. 

Alex Rose i Samoas e festoi medaljen e bronztë. Ai kishte hedhjen më të mirë prej 66 metra e 96 centimetra. Rose ia ka siguruar Samoas medaljen e parë në Kampionatet Botërore të atletikës.