Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, është në prag të pensionimit, ka shkruar të mërkurën mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.
Suarez po vazhdon të ketë telashe të mëdha me lëndime të gjurit.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit e Barcelonës iu bashkua Gremios së Brazilit në dhjetorin e kaluar pasi kaloi periudhë të karrierës edhe te Nacionali në vendin e tij të lindjes, në Uruguai.
Suarez ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat për Gremion.
Në muajt e fundit ka pasur raportime se ai mund t’i bashkohet Lionel Messit në ligën MLS tek Inter Miami në SHBA.
Artikuj të ngjashëm