Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Luis Suarez i jep fund karrierës tek Uruguai

Luis Suarez

Të premten Luis Suarez do ta luaj ndeshjen e fundit me përfaqësuesen e Uruguait. 

37-vjeçari do ta luaj ndeshjen e 143-të për përfaqësuese. 

Sulmuesi i njohur ka njoftuar se po i jep fund karrierës impresive me Uruguain. 

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të kësaj përfaqësueseje me 69 gola. 

Suarezi ishte shumë emocional derisa e bërë këtë të ditur në një konferencë për shtyp në Montevideo.

Edhe Suarezi mund të kthehet tek Uruguai Futboll Suarezi mund të kthehet tek Uruguai

“Të premten do të jetë ndeshja ime e fundit me përfaqësuese. Është diçka për të cilën kam menduar dhe që e kam analizuar. Është koha e duhur”, ka thënë Suarez. 

VIDEO: Suarez shpërthen në lot

Uruguai luan ndeshje me Paraguajin në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. 

Suarezi ka thënë se do t’i qaset ndeshjes përshëndetëse me entuziazmin dhe pasionin e njëjtë të cilin e kishte kur debutoi në shkurt të vitit 2007. 

Suarezi ka luajtur në katër Kupa të Botës, ka fituar Kupën e Amerikës 2011 dhe u shpall më i miri i atij turneu. 

Ai ka thënë se largohet i qetë dhe i bindur se ka dhënë më të mirën. 

Ka thënë se nuk i mbetet asgjë merak. 

Edhe Luis Suarez luan në Copa America për herë të pestë Futboll Luis Suarez luan në Copa America për herë të pestë

Suarezi ka bërë karrierë impresive edhe në nivel klubesh.

VIDEO: