Liga MLS e ka suspenduar për tri ndeshje sulmuesin e Inter Miamin, Luis Suarez, pasi ai ishte përfshirë në një përleshje me futbollistët e Seattle Sounders në finalen e Kupës së Ligës në SHBA.
Uruguaiani Suarez pas përfundimit të ndeshjes e pështyu një anëtar të stafit të Seattlet.
Më herët Komiteti Organizativ i Kupës së Ligës e suspendoi Suarezin për gjashtë ndeshje në këtë garë.
Uruguaiani Suarezi nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë garë edicionin e ardhshëm e ndoshta edhe për kohë më të gjatë.
38-vjeçari nuk do t’i ndihmojë Miamit në ndeshjet kampionale ndaj Charlotte, Seattle Sounders dhe ndaj D.C. United.
Sulmuesi me shumë përvojë kërkoi falje për veprimin që e bëri.
“Dua të kërkoj falje për sjelljen time kur mbaroi ndeshja. Ishte një moment me shumë tension. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndodhën gjëra që nuk duhej të kishin ndodhur, por kjo nuk e justifikon reagimin tim”, kishte shkruar legjenda e Barcelonës.