Sulmuesi i shumë skuadrave të njohura evropiane, Luis Suarez, ka lavdëruar bashkëkombësin e tij, Federico Valverden, duke e krahasuar atë me Steven Gerrardin, legjendën e Liverpoolit.
“Që nga debutimi në vitin 2017, ai më ka kujtuar Steven Gerrardin, një prej bashkëlojtarëve të mi te Liverpooli. Ai ka kualitete të ngjashme, lojtar i fuqishëm që mund ta ndryshojë ritmin. Të dy kanë karakteristika të njëjta”, ka thënë Suarez të shtunën për gazetën spanjolle “Marca”.
Gerrard dhe Suarez kanë luajtur 98 ndeshje së bashku te Liverpooli dhe kanë shënuar së bashku 19 gola.
Artikuj të ngjashëm