Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarez refuzon Valencian për Celtan

Mesfushori Denis Suarez ka refuzuar kalimin te Valencia për t'iu bashkuar Celta Vigos, përcjellin mediumet spanjolle të premten.

Mësohet se Celta i ka ofruar Barcelonës dhjetë milionë euro për Suarezin, i cili ka pranuar kalimin në këtë ekip të La Ligad përpara Valencias.

Suarez pritet të firmosë kontratë katërvjeçare me Celtan dhe gjatë muajit të ardhshëm do të prezantohet.

Suarez edicionin e shkuar ishte i huazuar te Arsenali, por për shkak të telasheve me lëndimet nuk arriti të dëshmoj veten.

25-vjeçari, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, por nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen.

Ai ka luajtur edhe te Villarreali e Sevilla si dhe ka një paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.