Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarez drejt transferimit tek Arsenali

Mesfushori i Barcelonës pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Denis Suarez nuk po luan pothuajse fare këtë stinor me Barcelonën dhe largimi i tij nga Camp Nou duket i pashmangshëm.

Kjo situatë ka bërë që ai të kërkojë një skuadër të re ku do të ketë më shumë hapësira, transmeton ksp.

Për 24-vjeçarin kanë shprehur interesim Chelsea dhe Arsenal, por sipas gazetës spanjolle AS, ai preferon Topçinjtë.

Bisedimet mes Arsenalit dhe Barcelonës pritet të fillojnë në muajin dhjetor në mënyrë që Suarez të transferohet në Londër në fillim të janarit.

Artikuj të ngjashëm