Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarez do të largohet nga Atletico Madridi

Luis Suarez ka vendosur të largohet nga Atletico Madridi gjatë verës së ardhshme.

Sulmuesi uruguaian është në vitin e fundit të kontratës me ekipin spanjoll por nuk do të vazhdojë atë.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Suarez karrierën do ta vazhdojë në SHBA. Për 34-vjeçarin interesim ka shprehur skuadra amerikane, Inter Miami.

Suarez gjatë karrierës ka luajtur edhe për Barcelonën, Liverpoolin dhe Ajaxin.