Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali e Barça arrijnë marrëveshje për Suarezin

Foto: Getty

Arsenali raportohet se ka pasur bisedime pozitive me Barcelonën për të transferuar në janar mesfushorin Denis Suarez.

25-vjeçari është i vendosur të largohet nga Camp Nou dhe besohet se është i preferuari i Unai Emeryt.

Gjatë javës së kaluar, Emery zbuloi se Arsenali nuk ka para për të blerë lojtarë këtë muaj, duke shtuar spekulimet se Suarez mund të kalojë vetëm si i huazuar në Londër.

Bisedimet kanë vazhduar dhe “The Mirror” raporton se një marrëveshje tashmë është arritur.

Lojtari do të huazohet deri në verë, ndërsa në verë do të paguhen 18 milionë funte për ta kompletuar transferimin e përhershëm.

Edhe ylli i huazuar te Bayern Munichu nga Reali, James Rodriguez, ka shpërthyer si emër i kërkuar nga “Topçinjtë”, por Emery e preferon Suarezin.

Artikuj të ngjashëm