Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, raportohet se ka kërkuar nga klubi që të paguajë shifrën e kërkuar për mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez.
Spanjolli ka luajtur vetëm 17 minuta këtë edicion në La Ligë, dhe pritet të largohet nga klubi në miniafatin e janarit.
Arsenali është favorit për lojtarin, teksa besohet se Barça dëshiron vetëm shitjen e 25-vjeçarit dhe jo huazim.
Sipas “London Evening Standard”, Barça dëshiron 20 milionë funte deri në fund të sezonit, përndryshe s’do të pranojë ofertën.