Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarez drejt Valencias

Mesfushori Denis Suarez pritet të jetë përforcimi i parë i Valencias për edicionin e ri. E përditshmja spanjolle "AS" ka shkruar se Valencia tashmë ka nisur negociatat me Barcelonën për Suarezin.

Ky i fundit nuk bën pjesë në planet e Barçës, që për lirimin e tij kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim. Suarez në muajt e fundit të edicionit të shkuar ishte i huazuar te Arsenali, por regjistroi vetëm katër paraqitje përpara se të kthehet te Barcelona, transmeton Koha Ditore.

Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021 kurse te Valencia shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës. Gjatë karrierës, Suarez ka luajtur edhe te Villarreali e Sevilla. Ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.